Tjetër vdekje tragjike në Prizren, vajza bie nga një kat i lartë i ndërtesës

Një vajzë e re sapo ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express.

Berisha tha se është nisur për në vendin e ngjarjes pasi mori menjëherë informatën, por nuk dha detaje të tjera.

“Po rasti ka ndodhë, tash po shkoj në vend të ngjarjes”, tha Berisha për Express.

Ai konfirmoi se është njoftuar se vajza e moshës së re që ra nga ndërtesa, ka vdekur.

Do theksuar se ky është rasti i dytë brenda një jave, që ndodhin raste të tilla të vdekjes tragjike. Një vajzë e moshës 16 vjeçare ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren. Rasti pat ndodhur në rrugën “William Wolker.