27-04-2024

Interesim për garën e vrapimit të fëmijëve të vitit të Pavarësisë

Sot u organizua gara e vrapimit për fëmijët e lindur në vitin 2008, me rastin e pesë vjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

 

Në garë morën pjesë rreth 130 fëmijë, të ndarë sipas gjinisë, të cilët vrapuan në gjatësi prej 550 metrave nga Shtëpia e Bardhë drejt Shatërvanit.

 

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa garën e përcollën edhe përfaqësuesit e KOK-ut.

 

Fituesit e garës u shpërblyen me medalje nga Drejtori i DKRS-së, Ehat Oreshka.

Asnjë koment

Comments are closed.