27-11-2024

Totaj dhe OJQ “ASB” shkruajnë kontrata me përfituesit e projektit për mbështetje socio-ekonomike të disa familjeve e institucioneve

Së bashku me OJQ “Arbeiter Samariter Bund – ASB” Kosovë, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi sot dhjetë (10) kontrata, me përfituesit e projektit “Mbështetje shumëdimensionale socio-ekonomike për familjet dhe institucionet e pa favorizuara në 6 Komuna të Kosovës”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se synimi i këtij projekti është që në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Komunën e Prizrenit të mbështeten 10 familje, shfrytëzuese të asistencës sociale, për krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe themelimin e bizneseve të vogla familjare.

“Për t’i përmbushur këto objektiva, ASB-ja ka zbatuar aktivitetet si: vlerësimi i rasteve sociale, organizimi i trajnimit pesë ditor për përpilimin e planit të biznesit dhe monitorimi i vazhdueshëm”.
“Në Komunën e Prizrenit po përkrahen dhjetë familje me profile të ndryshme si: mjete pune për knauf, stilistë, fotografim profesional, saldues, mjete për ndërtimtari, auto llamarinist, auto larje, montimi i pllakave nga qeramika, zdrukthëtari – riparim i mobilieve dhe gatim i ushqimit për ahengje dhe ceremoni të ndryshme”, thuhet tutje në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.