Totaj: Do t’i kthejmë investimet në fshatrat e Prizrenit

Banorët e Velezhës, që tashmë me praninë e tyre mbrëmë kanë dëshmuar se janë të vendosur që për zgjedhjet e 17 tetorit ta përkrahin në mënyrë masovike PDK-në.

Gjatë takimit të Kandidat për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së z. Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kandidati i kësaj zone z. Simon Veseli, banorët e Velezhës kanë potencuar një varg pakënaqësish rreth keq qeverisjes katër vjeçare të Mytahir Hasukës.

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit z. Shaqir Totaj, pasi ka shpalosur në pika të shkurtëra programin zgjedhor të PDK-së për katër vitet e ardhshme ka veçuar angazhimin e tij në krye të komunës për t’i realizuar të gjitha kërkesat e qytetarëve.

“Gjatë qeverisjes sime në mandatin e ardhshëm, do të jetë qeverisje së bashku me qytetarët. Ne do të jemi të hapur për të gjithë qytetarët dhe se do t’i bëjmë realitet të gjitha kërkesat e qytetarëve.

Velezha dhe fshatrat përreth do të jenë në fokusin e zhvillimit të ardhshëm katërvjeçar.”

Ndërsa kandidati i kësaj zone Simon Veseli, pasi ka përmendur një varg shkeljes të pushtetit aktual, ka shtuar se Komuna e Prizrenit e ka neglizhuar punën e përfundimit të punimeve në shkollë.

Për katër vite e ka bllokuar punën e nisur nga PDK-ja dhe dy javë para ditës së zgjedhjeve e ka përfunduar punën në mënyrën më të keqe dhe në mënyrë tinzare e ka prerë shiritin. Kjo pse nuk ka pasur fytyrë të përballet me qytetarët.

Ne në mandatin e ardhshëm do të jemi zëri dhe shpresa juaj. Andaj ju ftoj që të dilni në votime dhe të votoni për kryetarin Shaqir Totaj dhe për mua, ka përfunduar Simon Veseli.