20-04-2024

Totaj: Haskuka çkado që e ka prekë me dorë e ka bë keq

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK’së, Shaqir Totaj, ka akuzuar për keq-meanxhim dhe keq-qeverisje kryetarin aktual të kësaj komune, Mytaher Haskukaj.

Totaj, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, ka konsideruar se përgjatë mandatit të Haskukajt, ka pasur degradim financiar e kulturor. Duke folur për korrupsionin, nënkryetari i PDK’së ia ka përmendur dhënien e tenderit kompanisë me 1000 euro kapital, të sapo hyrë në treg, shkruan Gazeta Express.

“Zgjedhjet nacionale kanë qenë një eufori. Për zgjedhje lokale në Prizren, ne do të votojmë ndryshimin, ndryshimin ata e shohin në degën e PDK’së. Kryetari Haskuka nuk e ka sjellë një ndryshim që e ka premtu me aq shumë pompozitet. Haskuka pak ose hiç gjana mundesh me i gjetë që i ka ba keq”, ka deklaruar ai.

“Çka ka prekë me dorë ka ba keq. Çdo tentim të implementimit të çkado qoftë ajo ka bë keq. Kemi pasur për 3 vite afro 20 milionë deficit buxhetor, degradim të jetës kulturore, kemi pasur probleme serioze me korrupsion. Të gjitha këto Prizreni nuk i ka merituar në asnjë mënyrë”, ka thënë tutje Totaj. /Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.