23-11-2024

Totaj: Këta zyrtarë “kurdisin” tenderët në komunën e Prizrenit

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj,  ka hedhur akuza ndaj udhëheqjes komunale të Prizrenit. Në paraqitjen e rregullt javore për media,  ai ka thënë se PDK pretendon se në këtë komunë ka ndërhyrje të eprorëve politik, ndaj punëtorëve profesional , nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tenderë.

Sipas tij një nga indikatorët e performancës, në këtë rast të kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka, të stafit të tij të ngushtë por edhe të drejtorëve që ai i ka zgjedhur, është edhe një dukuri, e cila dukshëm kufizon kapacitetet, për të menaxhuar me komunën, në të gjitha aspektet dhe të gjitha segmentet e saja.

“Ndërhyrjet sistematike të eprorëve politik, kundrejt punëtorëve profesional, nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tendere.  Për këtë çështje kemi të bëjmë me shkelje ligjore, ndërsa shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi dhe Levent Kasëmi, drejtor, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit”, ka thënë ndër tjera ai.

Sipas Totajt, një momenti tjetër në këtë kontekst është edhe: Skadimi i kontratës së furnizimit me rrymë dhe mirëmbajtjes së ndriçimit publik. Pasi që kontrata për ndriçim publik ka skaduar, si pasojë e kësaj, qytetarët e komunës së Prizrenit tashmë po ballafaqohen me mungesë të ndriçimit publik në rrugët e qytetit.

“Pasojat veq kanë filluar ku shumë qytetarë dhe lagje të tëra, janë duke u ankuar për mungesën e mirëmbajtes së ndriçimit publik dhe mungesën e furnizimit me rrymë, theksoi Totaj, duke bërë thirrje që kjo dukuri të ndërpitet.

Sipas tij, humbja e kohës për kurdisje të tenderëve,  që në një kontekst më të gjerë, ndikon edhe si faktor limitues, në kapacitete menaxhuese për shfrytëzim të buxhetit, andaj qe dy vite Prizreni ka suficit buxhetor.

“Paaftësia për të menaxhuar projekte dhe deformimet e kësaj natyre rreth kurdisjes së tenderëve, rezultojnë me tërheqje nga qarkullimi të mbi 13 milion euro, ku më së shumti humbin bizneset e Prizrenit, sepse ato mjete do të kishin qenë në qarkullim në qytetin tonë, tha ndër të tjera kreu i PDK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.