Shaqir Totaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, në zgjedhjet e fundit lokale, vjeshtën që shkoi ka kritikuar qeverisjen aktuale të kryetarit Mytaher Haskuka, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ai ka shkruar në facebook, se “Profili i kryetarit aktual te Prizrenit z. Haskuka aspak nuk është kompatibil me profilin dhe kualitetet e një lideri ashtu si e kërkon posti i të parit të Prizrenit.
“Kur këtij konstatimi i shtohet edhe filozofia politike dhe veprimet jo konstruktive të VV-së dhe krejt kjo në kombinim me koalicionet e panatyrshme bëhet akoma më e vështirë -nëse jo e pamundur – që të ofrohet ndryshimi i cili u është premtuar qytetarëve të Prizrenit. Trendet e deritanishme të qeverisjes lokale në Prizren ofrojnë material të mjaftueshëm për të argumentuar këtë konstatim!, ka shkruar ai.
Ndryshe, në zgjedhjet e kaluar lokale, nëntorin e vitit të kaluar, Shaqir Totaj ka humbur në garën për balotazh ndaj Mytaher Haskukës, së Vetëvendosjes, për më pak se 300 vota. /GazetaePrizrenit.net/