25-04-2024

Liria fiton ndaj Dritës 3:2 (foto)

Liria e Prizrenit si mikpritëse mundi Dritën me rezultat 3:2. Liria kësisoj fitoi derbin e sotëm kundër Dritës, që është një nga pretendentët për titull,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Pjesa e parë 1:1. Golëshënues: Xhevdet Shabani, minuta 28-të për Dritën dhe Qëndrim Gashi, min. 40-të për Lirinë. Goli erdhi pas një goditje të bukur nga distanca e Gashit.

Pjesa e dytë, golashënues: Min. 53 H. Neziraj (Drita), ’65 dhe 73 shënon  Liridon Fetahaj për Lirinë.

Drita e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi, por më pas Liria iu kundërpërgjigj duke barazuar, ndërsa në fund shënoi fitore.

Shikues mbi 800. Stadiumi ‘Përparim Thaçi’. Ndeshja u zhvillua  në kuadër të xhiros së tretë, të IPKO Superligës së Kosovës.

Për Lirinë fitorja ishte shumë e rëndësishme, për të kthyer optimizmin tek sportdashësisht prizrenas. Ekipi bardhezi, në dy ndeshjet e kaluara pësoi humbje me rezultat minimal 1:0 dhe atë në minutat e fundit. Fillmisht, Liria humbi si vendëse ndaj Ballkanit të Suharekës, ndërsa më pas si mysafire ndaj Ferizajt.

Ndërkaq, të shtunën vazhdon xhiroja e tretë e IPKO Superligës, me dy ndeshjet tjera, ku Ballkani i Suharekës, luan si mysafir i Feronikelit. /GazetaePrizrenit.net/.

 

Fotografia e Drita FC 

Fotografia e LIRIA FC 

Fotografia e LIRIA FC

Asnjë koment

Comments are closed.