Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit, Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Prizren organizon aktivitete përkujtimore:

Ora 10:00
Bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Ora 11:30
Vendosen buqeta lulesh  te shtatorja e Heroit të Kombit Xhevat Berisha, në Shatërvan

Ora 11:30
Akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Prizren

Ora 12:40
Vendosen buqeta lulesh në lapidarin në fshatrat Kushnin dhe në Lez

Ora 13:15
Në Lez organizohet gara tradicionale e pehlivanëve. /GazetaePrizrenit.net/