19-04-2024

Totaj me zyrtarë arsimorë e shëndetësorë vizituan disa shkolla dhe çerdhe në Prizren

Kryetari i Komunës Shaqit Totaj, së bashkë me drejtoreshën për Arsim, Luljeta Gutaj Veselaj si dhe Drejtoreshën e DKSH-së, Burbuqe Berisha, sot kanë vizituar disa shkolla dhe çerdhe të Komunës së Prizrenit.

Ai ka njoftuar se Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim, kanë formuar ekipet mobile të QKMF-së dhe grupet e task forcave nëpër shkolla, këta akter po kujdesen për testimin me teste rapide për fëmijët me simptoma dhe për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Këto teste realizohen brenda objekteve shkollore nga ana e ekipeve mobile të QKMF-së.
Të gjithë akterët relevant së bashku me drejtoreshat, janë 24 orë në shërbim për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe për të mundësuar parandalimin e përhapjes së virusit me shpejtësi tek fëmijët.
Kujdesi ndaj fëmijëve është prioritet i ynë!

Asnjë koment

Comments are closed.