Totaj përmend 8 dështimet e Haskukës dhe LDK-së në Prizren
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka kritikuar udhëheqjen komunale të Mytaher Haskukës dhe LDK-së.
Ai ka përmendur 8 dështimet, që sipas tij, i ka bërë ky koalicion lokal.
1. Nuk e mbajti premtimin për shujtën falas për filloristë
2. Mungesë e transportit për mësimdhënës
3. Dy shkolla me nga dy drejtorë
4. Drejtorë shkollash, për gati 2 vjet si ushtrues detyre
5. Drejtor të DKA pa kompetencë
6. Anulim e ç’anulim konkursesh për mësimdhënës
7. Fillimi i vitit shkollor, në shtator e DKA pa drejtor, etj,
8. Arsimi në gjendje më të mjerueshme s’ka qenë në Prizren…”, ka shkruar Totaj.