27-11-2024

Totaj prezanton projektet për ekonominë e Prizrenit

Kandidati për kryetar të komunës nga PDK, Shaqir Totaj , para afaristëve dhe anëtarëve të partisë së tij, të mërkurën ka prezantuar projektet për ekonominë e Prizrenit.

Funksionalizimi i zonës ekonomike do të jetë një ndër prioritetet kryesore, ndërsa bordi i kësaj zone do të ketë anëtarët nga komuniteti i biznesit tha, Totaj. Kandidati Totaj potencoi gjithashtu se në sektorin e ekonomisë do të mbështeten edhe idetë e reja.

Planin e Shaqir Totaj për zhvillimin ekonomik të Prizrenit e mbështeti edhe kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ndryshe, Partia Demokratikë e Kosovës dega në Prizren për balotazhin e 14 –të nëntorit nëpërmjet një komunikate për media ka zyrtarizuar koalicion me degët e NISMA-s , AAK –së dhe AKR-së./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.