Totaj sot pret bashkatdhetarët në “Shtëpinë e Bardhë”
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët për një takim falenderimi nesër në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi do të mbahet sot në ora 17:00.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkëatdhetarë,
Vendimi për t’i kaluar ditët e festave të fundvitit me familjet tuaja në Kosovë, tregon sa e doni dhe e çmoni vendin e origjinës! Në pamundësi për t’iu takuar veç e veç, kam kënaqësinë t’iu ftoj nesër në një takim falendërimi në Shtëpinë e Bardhë. Mirë se keni ardhur dhe urime Viti i Ri 2022! Paqit shëndet e gëzime në familjet tuaja!
Jeni të mirëseardhur nesër (e Enjte) nga ora 17! Faleminderit!