18-01-2022

Rashicës i bie vlera dukshëm

Milot Rashicës i ka rënë vlera dukshëm, bazuar në transfermarket.

Ish-futbollisti i Werder Bremenit ka vlerën aktuale 8 milionë, teksa vlera me e lartë e tij ishte në vitin 2019 kur ishte pjesë e Werderit me 35 milionë.

Kurse, nga vlera 9 milionë që kishte në janar të këtij, në bazë të të dhënave të Transfermarket, vlera aktuale e Rashicës është 8 milionë.

Rashica kaloi tek skuadra e Norwichit në korrik të 2021. Sulmuesi kosovar nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me klubin nga Premierliga angleze, por ende nuk ka shënuar asnjë gol me Norwichin.

Ndeshjet e fundit, Rashica nuk është paraqitur me skuadrën e Norwich pasi është i lënduar. /rtk

 

Asnjë koment

Comments are closed.