Në Prizren arrestohen dy të mitur nën dyshimin për grabitjen e taksistit

Policia e Kosovës (PK) ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit E.K (viti i lindjes 2004) dhe L.B (viti i lindjes 2004), nën dyshimin se më 14 dhjetor kanë grabitur një taksist, i cili iu kishte ofruar shërbime “Taxi” atyre.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga policia, ku thuhet se rast kishte ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

“Pas grabitjes dhe dhunës së përdorur ndaj viktimës të dyshimtit ishin larguar në drejtim të panjohur për të qenë të paidentifikuar. Policia kishte filluar me hetimin e rastit dhe në cilësinë e viktimës ishte intervistuar një person i cili kishte lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas një pune intensive, hetuesit policorë kanë arritur të bëjnë identifikimin e personave të dyshimtë, ku të njëjtit sot me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kontrolluar dy lokacione dhe janë bastisur shtëpitë, ku janë gjetur elementet dhe provat e veprës penale të grabitjes.

“Në lidhje më rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në fund të njoftimit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë