23-11-2024

Trajneri i Prishtinës: Ndeshja me Lirinë më bëri me zemër

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ishte i ftuar në emisionin ‘Zona Gol’, në Supersport, ku foli për eksperiencën e tij kosovare. Ish tekniku kampion me Skënderbeun, deklaroi se synon të fitojë edhe me Prishtinën, në Kosovë, ku është ende në lojë për të triumfuar si në kampionat, ashtu edhe në Digitalb Kupa.

Josa, ndërkaq ka përmendur si të vështirë edhe ndeshjen e fundit në Prizren.  “Në fakt kemi pasur ndeshje shumë të vështira dhe jo më kot kemi vuajtur për të marrë fitoren. Veçanërisht ndeshja e fundit në Prizren, ndaj Lirisë më bëri vërtetë me zemër, pasi ishte një takim ku nga momenti në moment prisnim të shënonim, por e dinim se edhe mund të pësonim”, ka thënë ai.

Ndeshjen e të premtes në Prizren, e fitoi Prishtina 1:0.

Tifozët e klubit të futbollit Prishtina, “Plisat”, kanë bërë analogji në mes të asaj që ndodhi në Prizren, dhe një ngjarje që ka ndodhur në futbollin e Kosovës në vitin e largët 1983, kur luante Fadil Vokrri.

Asnjë koment

Comments are closed.