06-11-2024

Sejdullah Martinaj, mërgimtari që krijon për atdheun

Sejdullah Martinaj është bashkatdhetari ynë nga Hasi i Prizrenit, por që jeton në Holandë.  Përkundër mërgimit, ai nuk e ka harruar vendlindjen dhe atdheun.  Këtë e ka dëshmuar në krijimet e tij, epike, lirike dhe satirike, të dashurisë, të cilat kryesisht po i publikon në rrjetet sociale. Shkruan për trevat shqiptare. Ai ka botuar librin “Ekzistoj vetëm për ty” ndërsa është i përfshirë në disa libra si bashkautor si dhe një Antologji me poezi.

 

Në poezinë e tij bie në sy vargu i rimuar, enumeracioni dhe përshkrimi i vendbanimeve  si dhe të lagjeve më të mëdha, duke karakterizuar virtytet më të larta të tyre.

Kohët e fundit ka shkruar, disa poezi kushtuar trevës prej nga vjen, pra Hasit. Martinaj i ka thurur vargje, disa fshatrave, si Gjonajt, Zymit, Kushninit, Lugishtës, Rogovës, Demjanit, Krajkut, etj. Poezitë e tij, po pëlqehen dhe komentohen nga lexuesit në rrjetet sociale.

Poeti thotë se ka mbi 1.000 poezi të shkruara,  por të pabotuara. Ja dy nga poezitë e tij. E para kushtuar trevës së Hasit, ndërsa e dyta “Fishekun Medaljon” kushtuar stërgjyshit të tij, të pushkatuar nga serbët në kohën e Serbisë së vjetër, në vitet tridhjeta të shekullit të kaluar.

MALËSIA E HASIT

Has i thatë e i Gurit
Has i shqipes e i flamurit
Has i Shqipnisë e i Kosovës
Has i Prizrenit e i Gjakovës

Has i besës e i mirëkuptimit
Has i flijimit e i bashkimit
Has i traditës e i mikëpritjes
Has i besimit e i kontraditës

Has i Kastriotit, Mazrrekut e i Palit
Has i Bogdanit famëmadhit
Has i sakrificës e i luftës
Has i penës dhe i pushkës!

 

FISHEKUN MEDALJON

 

I ka vesh tirqit e zhgunit

Vesh jelek e xhamadan

Sypatremni i katundit

Rrustë Martini si kapedan

 

Rreth plisit mshtjellunë shaminë

Gjogun e bardhë mirë shalue

Martinen n’krah, n’shokë alltinë

Kaluar shpatit trimi tuj shkue

 

E kish ba at’ udhë rutinë

Se Atdheu kish nisë mu t’kurrë

Ish lidhë trimi me parinë

Me e nal shkan’ që kish ba turrë

 

Ia shpojnë trimit jelekun

Prej masshpine n’krahënorë

Medaljon e ka fishekun

Për Atdhe ai ra dëshmorë!

 

Asnjë koment

Comments are closed.