Tre mësimdhënës në Suharekë dalin pozitiv me COVID
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, e cila njoftoi se gjithsej janë testuar 38 mësimdhënës.
“Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra të punuara për mësimdhënësit e Komunës së Suharekës janë konfirmuar 3 raste pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, ndërsa 35 mostra të tjera kanë rezultuar negative. Gjithashtu nga rastet e gjurmimeve të kontaktit, sot kemi vetëm një rast pozitiv të konfirmuar në komunën tonë”, ka shkruar Kuqi në Facebook.
Lexo edhe:
Që nga fillimi i pandemisë, në Komunën e Suharekës janë konfirmuar gjithsej 226 raste pozitive me koronavirus, 188 prej tyre janë shëruar, ndërsa 14 kanë vdekur. Aktive janë edhe 24 raste.