20-04-2024

Boza e Prizrenit që ruan recetën, namin e traditën

Sheshi kah “Shatërvani” është pothuajse i zbrazët. Jo fort e zakontë për një ditë vikendi, në shtatorin që vera lëshon “yndyrën” e vapës. Është pandemi, dhe kjo e arsyeton mungesën e lëvizjeve të njerëzve nëpër qytetin historik.

Në vargun e gjatë të dyqaneve të vogla, ku secili është i mbushur me plot histori, është edhe ëmbëltorja “Shëndeti”. Vitin 1982 e ka të shënuar menjëherë pas emërtimit, sa për të shpërfaqur traditën.

Boza është aty specialiteti kryesor. Natyrisht, krahas ëmbëlsirave të cilat tashmë konsiderohen pjesë e traditës së menysë së ushqimit në Kosovë.

Lexo edhe:

Dëmtohet “Ura e Gani Tadës” në Prizren (Foto)

Vizitorë nga e gjithë Kosova që ndalen në Prizren e që duan bozë, e dinë ku ta gjejnë atë.

Servet Hamza nuk përton të ankohet për dëmin që po i bën biznesit të tij pandemia e shkaktuar nga përhapja e virusit COVID – 19. Por më pak se për këtë, nuk përton të tregojë krejt çka di për bozën dhe traditën familjare të lidhur me të. Megjithatë, do që pjesë e tregimit të historisë të bëhet edhe vëllai i tij më i madh, Fahrudin Hamza.

“Sekreti” i stërgjyshit

Teksa mbush dy gota bozë, për të shoqëruar ndejën në tavolinat në kahun tjetër të rrugës së shtruar me kalldrëm, Servet Hamza shpreh nervozizmin me organet shtetërore.

“Askush nuk interesohet as për traditën, as për namin. Vijnë veç për të marrë tatimet e për të na vënë ndonjë gjobë nëse ndonjë myshteri është ulur brenda në kohë të pandemisë”, thotë plot mllef Hamza.

Por kërkesa për t’u kthyer prapa në histori, bën që shpejt të shmanget nga e tashmja. Sado që fjalën fillestare për këtë ia lë të vëllait.

“Boza është pije e trashë nga mielli i misrit dhe një përqindje e vogël nga mielli i grurit”, thotë në fillim Fahrudin Hamza. “Pa konservans”, ngutet të shtojë ai.

Tradita familjare e përgatitjes së bozës zanafillën e ka te stërgjyshi i tyre. E ka marrë nga Bullgaria… (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)

Asnjë koment

Comments are closed.