26-04-2024

Tre shqiptarë ndwr futbollistët më të shtrenjtë në botë

Observatori i futbollit (CIES) ka përcaktuar listën e 100 lojtarëve më të vlefshëm në planet.

Harry Kane i Tottenham Hotspur, është vlerësuar si lojtari më i shtrenjtë në botë, duke lënë pas Neymarin dhe Kylian Mbappe.

Në këtë listë prej 100 lojtarëve, figurojnë edhe tre futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Shkodran Mustafin dhe Elseid Hysaj.

Mesfushori i Arsenalit në tregun botëror vlen 67 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i po të njëjtit ekip, Shkodran Mustafi kushton 59.4 milionë euro, raporton lajmi.net.

Mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Hysaj kushton rreth 60 milionë euro në tregun e transfereve./rtk/

Asnjë koment

Comments are closed.