Tre të arrestuar në Dragash për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes
Tre persona janë arrestuar në Dragash, pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes, si masë parandaluese nga koronavirusi.
Sipas policisë, të dyshuarit ishin hasur, gjatë patrullimit të këtyre të fundit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë, të arrestuarit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë lëshuar në procedurë të rregullt.