Tre persona të kërkuar nga organet e drejtësisë janë arrestuar në rajonin e Prizrenit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Në fshatin e Krushicë e Ulët, në bazë të urdhëresë së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në rr. “Ibrahim Lutfiu” në Prizren ku një i kërkuar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Në rastin e tretë po ashtu në Prizren personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /GazetaePrizrenit.net