25-11-2024

Tre të lënduar në dy aksidente në rajonin e Prizrenit

Tre persona,  dy vozitës dhe një këmbësorë kanë pësuar lëndime në dy raste të ndara të aksidenteve, në rajonin e Prizrenit.

Referuar raportit 24-0rësh të policisë, njëri aksident ka ndodhur në Prizren. ndërsa tjetri në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i policisë:

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 23.01.2021 – 19:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku mes dy veturave me ngasës meshkuj kosovar, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy ngasësit e veturave të cilëve ju është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit e pastaj janë liruar për në shtëpi.

Rr. Xhavit Bajraktari, Suharekë  23.01.2021 – 19:00. Ka ndodhur aksident trafiku ku ngasësi i veturës me targa vendore i dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia godet këmbësorin mashkull kosovar dhe të njëjtit i ka shkaktuar aksident me lëndime të rënda trupore. Viktima është ndalur për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Rasti është duke u hetuar.

 

Asnjë koment

Comments are closed.