Trumpi anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit për sonte, paralajmëron finalizimin e marrëveshjes
Sipas tij, vendimi është marrë pasi diskutimet me Iranin janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqësisë dhe janë miratuar.
Në një postim në platformën “Truth Social”, Trump ka thënë se, bazuar në zhvillimet e fundit, ka vendosur të pezullojë bombardimet ndaj Iranit, pasi palët e përfshira kanë arritur dakordim në parim.

Ai ka shtuar se marrëveshja e arritur është miratuar “si në koncept ashtu edhe në detaje të hollësishme” nga të gjitha palët, përfshirë SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahrejnin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Egjiptin.


