Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes me Covid-19 në Kosovë, prej të cilëve tri raste janë nga rajoni i Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas të dhënave nga të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga komuna e Prizrenit, Suharekës dhe Rahovecit është nga një i vdekur.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë, pos komunës.
Lexo edhe:
Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Prej tyre 170 janë nga Prizreni, nga Suhareka 18, Rahoveci 42 dhe Malisheva 54. /GazetaePrizrenit.net/