Tre të vdekur me COVID nga rajoni i Prizrenit, këto janë moshat dhe komunat e viktimave
28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Kosovë.
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 26 vjeçare nga Vitia, e cila para disa ditëve kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.
Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50 vjeçare nga Gjakova.
2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina.
8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia, 1 nga Podujeva, 1 nga Gjakova, 1 nga Kllokoti, 1 nga Fushë Kosova dhe 1 nga Istogu.
5 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 viktimë është nga Deçani, 1 nga Gllogoci, 1 nga Gjilani, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Peja.