23-04-2024

Zgjedhet u.d. Rektori në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, është zgjedhur u. d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Vendimi është marr me votim unanim të anëtarëve prezent të Këshillit Drejtues, gjashtë nga shtatë anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më 6 Shtator 2021, raporton Gazeta e Prizrenit.

“Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja me këtë rast e uroi u.d. Rektorin për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese. Ai e siguroi se do të ketë mbështetjen e pa rezerv të Këshillit Drejtues për të punuar në të mirë të Universitetit.
U.d. Rektori Krrabaj i falënderoi për besimin e dhënë të gjithë anëtarët e KD-së dhe u zotua se do të punojë me nderë dhe përkushtim për të zhvilluar këtë Universitet. Në situatën në të cilën gjendet Universiteti, ai theksoi se këtë detyrë nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e UPZ-së.

Dy muaj më parë Këshilli Drejtues i UPZ-së shkarkoi nga detyra rektorin, Ismet Temaj. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

 

Auditori gjen mangësi në rekrutimin e stafit nga Drejtoria e Arsimit në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.