10-12-2024

Trefishohet numri i lindjeve 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, krahasuar me ditën paraprake,  gjatë 24-orëve të shkuara janë trefishuar rastet e lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 13 foshnja të porsalindura. Prej tyre 4 janë djem, ndërsa 9 vajza.

Një ditë më parë ishte regjistruar numër i ultë i lindjeve, apo vetëm tri sosh.

Gjashtë prej numrit të lindjeve janë “cezariane”  me operim./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.