Trepça ka shënuar fitore në Prizren ndaj Bashkimit.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 77:99.
(18:33, 19:23, 23:20, 17:23), në javën e gjashtë të Prince Caffe Superligës.
Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 21 pikë, ndërsa te Trepça më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Isaiah Ross e debutuesi Brevin Galloway me nga 20 pikë.
Bashkimi ka tri fitore e tri humbje, kurse Trepça pesë fitore e një humbje.
Në xhiron e ardhshme Bashkimi luan në udhëtim ndaj Pejës, kurse Trepça e pret Golden Eagle Yllin.
/ Gazeta e Prizrenit /