22-11-2024

Tri projekte të mëdha në kulturë e sport, do të realizohen në Suharekë

Komuna e Suharekës dhe Ministria e Kulturës nënshkruan memorandum të bashkëpunimit, për realizimin e tri projekteve në sport e kulturë, përshirë renovimin e stadiumit të futbollit në qytet, ndërtimin e stadiumit në Studençan, dhe ndërtimin e Kullës së Familjes Tafolli në Çadrak, transmeton ‘gazetaeprizrenit.net’.

 

Kjo është bërë gjatë një takimi që kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në selinë e tij pati me ministrin e Kuturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashin.

 

Derisa Muharremaj  ka falënderuar ministrin për përkrahjen dhënë Suharekës, Gashi ka thënë se stadiumi në Studençan, ka qenë edhe premtim i tij gjatë vizitës dhe takimit me të rinjtë e këtij lokaliteti.

Ai ka thënë se shpejti do të fillojë faza e parë e projektit.  “Jemi dakorduar ta përfundojmë edhe fazën e fundit të projektit të stadiumit të qytetit”, ka thënë ai. Sipas tij, gjatë rishikimit të buxhetit, do të ndahen mjete financiare edhe për stadiumin në fshatin Mushtisht, marrë parasysh mungesën e hapësirave rekreative dhe sportive për të rinjtë e kësaj ane.

 

Me këtë rast ata kanë vizituar edhe punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë “Ukë Bytyqi”, projekt ky që po financohet nga Ministria e Kulturës. “Është një prej projekteve më të mëdha e më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore në historinë e këtij qyteti”, tha Gashi.

 

Kjo vizitë bëhet në kuadër të vizitave që ministri po bën në komunat e Kosovës. Bashkë me të në Suharekë ishte edhe deputetja, Luljeta Veseli-Gutaj, që ka prejardhje nga atje./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.