27-07-2024

Tri raste të arrestimit për narkotikë në Prizren

Tre persona në raste të ndara janë arrestuar për posedim të substancave narkotike në Prizren. Në të tria rastet arrestimet janë bërë gjatë orëve të natës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 03:30. Sipas policisë, të dyshuarit (K-Shqiptar) gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.69 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

“Në Prizren me 04.08.2019, ora 02:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.38 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, bën të ditur policia.

Në rastin e tretë me 04.08.2019, ora 23:00 është arrestuar i dyshuari, K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.97 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të gjitha rastet me vendim të prokurorit  janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit janë liruar.

Referuara raporteve të policisë, kohët e fundit janë të shpeshta arrestimet për shkak të posedimit të marihunës në këtë qytet. Pothuajse nuk ka ditë që nuk raportohet për rastet e kapjes me substanca të tilla./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.