08-05-2024

Tri tërmete gjatë natës në Durrës

Tri tërmete kanë ndodhur gjatë natës në Durrës, kurse i fundit ka qenë me një magnitudë të konsiderueshme prej 4.5 të shkallës Rihter.

Ky i fundit është tërmeti i tretë që bie që nga mbrëmja e djeshme, kur në orën 12 ishte regjistruar një tërmet me magnitudë 3.3, ndërsa edhe sot më herët ishte me magnitudë 3.3.

I fundit ishte me një magnitudë të konsiderueshme 4.5 shkallë të Rihterit.

Epiqendra ka qenë 23 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg qytetit të Tiranës.

Asnjë koment

Comments are closed.