Trump: Unë kisha të drejtë, ‘virusi i Kinës’ vinte nga laboratori i Wuhanit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump pretendon se kishte të drejtë kur tha më parë se coronavirusi ka origjinën nga një laborator i Wuhan në Kinë, pasi zyrtarët shëndetësorë amerikanë gjithnjë e konsiderojnë teorinë ndoshta të besueshme dhe kërkojnë hetime në vazhdimësi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump gjithashtu refuzoi të tërhiqej nga të konsideruarit të Covid-19 si “virusi i Kinës”, duke shqiptuar frazën përsëri në deklaratën e tij të martën në mëngjes.
“Tani të gjithë po pranojnë që kisha të drejtë kur shumë herët e quajta Wuhanin si burim të Covid-19, ndonjëherë i referuar si Virusi i Kinës”, ka deklaruar së fundi Trump duke shtuar: “Për mua ishte e qartë që nga fillimi, por unë u kritikova keq, si zakonisht”.
Presidenti i 45-të përfundoi: “Tani ata të gjithë po thonë ‘Ai kishte të drejtë’. Faleminderit!”.
Sidoqoftë, ende nuk ka prova që coronavirusi ka rrjedhur nga një laborator.
Ndryshe, siç vënë në pah mediat, Shtëpia e Bardhë ka rinovuar thirrjet për një hetim të pavarur mbi origjinën pasi The Wall Street Journal raportoi të dielën se tre studiues të Wuhan u sëmurën aq shumë në nëntor të vitit 2019 sa kërkuan kujdes spitalor.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të hënën: “Ne kemi bërë thirrje që OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) të mbështesë një vlerësim të drejtuar nga ekspertët për origjinën e pandemisë që është i lirë nga ndërhyrjet dhe politizimet”.
Kur u pyet nga një reporter të martën nëse SH.B.A. planifikuan të fillojnë hetimin e tyre mbi origjinën e coronavirusit, Psaki përsëriti se ishte një pandemi ndërkombëtare dhe se administrata e Biden mbështet një vlerësim të drejtuar nga OBSH.
SHBA ‘sigurisht do të merrte pjesë në atë me të gjitha burimet tona’, tha Psaki, dhe ‘vazhdojnë të shtypin kinezët për të lëshuar ato të dhëna dhe informacione dhe të luajnë një rol konstruktiv në fazën e dytë në hetim’.