Trupi i pajetë që u gjet në gropën me ujë, dyshohet se është i një ish-luftëtari të UÇK-së
Policia në Pejë ka gjetur një person, i cili kishte rënë në një gropë të thellë me ujë.
“Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me uji, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhej në raportin 24 orësh të policisë.
Pas ekzaminimit, është bërë edhe konstatimi se viktima ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve të Indeksonline, trupi i pajetë i viktimës dyshohet të jetë i Samir Puzës.
Puza ishte ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për zhdukjen e tij u raportua më 30 mars të vitit të kaluar./Indeksonline/