23-11-2024

Trusti njofton se aplikimi për tërheqjen e 10% bëhet vetëm online, ka afat 4 muaj

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar për dekretimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga U.D. re presidentes Vjosa Osmani.

Nga Trusti është thënë se aplikimi për tërheqjen e 10 për qindëshit do të bëhet vetëm online dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.

“Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, thuhet në njoftimin e Trustit në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.