Trusti publikon sa kontributdhënës janë në Kosovë, tregon të dhënat e kursimeve të tyre

Sipas këtyre të dhënave, numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264

Trusti tregon se mbi 100 mijë qytetarë kanë më pak se 100 euro në xhirollogaritë e tyre.

Më shumë se 200 mijë qytetarë kanë në llogaritë e tyre deri në 1 mijë euro.

31% e qytetarëve apo 194,857 persona kanë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro në llogaritë e tyre.

Trusti me këtë tabelë tregon se deri në 10 mijë euro i kanë pak mbi 74 mijë qytetarë.

Deri në 20 mijë euro i kanë mbi 40 mijë qytetarë.

Në bazë të kësaj tabele kuptohet se mbi 20 mijë euro kanë afër 13 mijë qytetarë.

Sot në Kuvend kaloi në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky Projektligj nëse kalon edhe në leximin e dytë i jep mundësinë qytetarëve të Kosovës që të tërheqin 10% të Trustit të tyre, raporton Gazeta Blic.