Tunel dezinfektues në Rahovec

Rahoveci ka vendosur tunelin dezinfektues në rrugën kryesore (te semaforat), si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në njoftimin e Komunës së Rahovecit, thuhet se ky tunel ka sistem automatik, (me senzor), i cili aktivizohet posa të kalohet nëpër të dhe mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët për qasje para se të marrin shërbimet në markete, farmaci, administratë komunale, shërbime bankare, shërbime shëndetësore në QKMF etj.

“Iniciativa të tilla nga të rinjtë e Rahovecit, vërtet janë për t’u vlerësuar, andaj, ju ftoj që edhe në iniciativat e radhës me të tilla qëllime pozitive të bëhemi bashkë në kalimin e kësaj situate të vështirë të cilën mundemi ta kalojmë vetëm së bashku!”, thuhet në njoftim. /GazetaePrizrenit.net /