22-11-2024

Turqi, rasti i pazakontë: I panjohuri ua paguan fshehtas borxhet gjithë fshatit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tuzla të Turqisë.

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve, por askush nuk e di se për kë bëhet fjalë. Burri misterioz u ka lënë disa familjeve zarfa me para poshtë derës në një kohë kur varfëria dyshohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregojë fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve”, i tha agjencisë së lajme Demirwren, pronari i njërit prej dyqaneve.

Hallakamë në arsimin e Prizrenit, drejtori i shfmu në Arbanë e bën “përrallë” drejtoreshën e Arsimit, Vezhgishi

 

Më tej, ai shtoi se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

“Unë i pyeta ku jetonin. Ai nuk ma tha, por pagoi të gjitha borxhet. Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfra”, u shpreh pronari i dyqanit.

“Kur unë e pyeta për emrin”, tregon Ylmaz, “ai mu përgjigj ‘Më quaj thjesht Robin Hood’”./ TCh

Asnjë koment

Comments are closed.