Turqia urdhëron arrestimin e më shumë se një mijë “gylenistëve”
Operacioni i arrestimit të këtyre të dyshuarve është zhvilluar në Ankara, ndërsa është zgjeruar në 76 provinca të tjera.
Operacioni ishte më i madhi i organizuar ndonjëherë ndaj përkrahësve të Gulenit që prej puçit në të cilin u vranë 250 persona, transmeton KTV.
Më shumë se 77 mijë persona janë burgosur dhe po presin gjykimin, derisa arrestimet janë rutinë në Turqi. Autoritetet kanë suspenduar apo shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës në stafin civil dhe ushtarak.