27-07-2024

U arratis nga burgu, policia e gjen dhe e arreston

Një person është arrestuar në Gjilan pasi siç bën të ditur policia në raport, ishte arratisur nga burgu vitin e kaluar.

“Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave kosovarë”, thotë tutje policia, njofton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për qka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.