27-07-2024

U lirua para 2 muaje – Dosja e Bujar Bashës i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Vetëm 69 ditë kishin kaluar që prej kur Bujar Basha, ishte liruar nga burgu. Ai është arrestuar ditën e djeshmem pasi po dyshohet se ishte pjese e grupit të grabitjes në një argjendari në Suharekë, më 22 nëntor 2023.

Dosja e Bujar Bashës tregon për një histori kriminale. Ai ka të paktën 6 dënime të plotfuqishme për grabitje dhe vjedhje. Ndërsa një rast, i dënuari ka shfrytëzuar institutin e rehabilitimit gjyqësor dhe i është fshirë nga evidenca penale, raporton “Betimi pr Drejtësi“.

Gjykata Themelore në Prizreni ka bërë të ditura aktgjykimet dënuese të Bashës, i cili veprën e parë të “grabitjes”, e ka qysh në vitin 2020.

Lexo edhe:

Prizren: LDK dorëzon në prokurori tre kallzime penale ndaj drejtorëve të Komunës

Për këtë vepër penale, ai në vitin 2005, me vendim të plotfuqishëm, ishte dënuar me 12 vite burgim.

Në 2001, ai ishte përfshirë prapë në veprën penale “grabitja”, për çka në vitin 2002 është dënuar me 10 vite burgim.

Po atë vit, kishte kryer prapë veprën penale “grabitja”, për të cilin në vitin 2006 ishte dënuar më 8 vite burgim. Në 2013, Basha do kryente veprën penale të “vjedhjes”, për të cilën në vitin 2015 ishte dënuar më dy vite burgim.

Në 2018, do akuzohej për të katërtën herë për “grabitje”, për çka në po atë vit ishte dënuar më 5 vite e dy muaj burgim, si dhe 1 mijë euro gjobë.

Në 2019, ishte përfshirë prapë në veprën penale “vjedhja”, për të cilën vepër më 2021, është dënuar me 1 mijë e 300 euro gjobë.

Basha, për dënimin e shqiptuar në 2018 për grabitje, është liruar më 14 shtator 2023, pra dy muaj para se të dyshohej për përfshirjen në grabitjen e ndodhur në një argjendari në Suharekë.

Më 2018, Basha kishte dhënë intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi” dhe kishte shpjeguar në detaje se si ishte arratisur nga burgjet e Kosovës. Ishte ankuar për dënime të larta të sistemit të drejtësisë. /BetimipërDrejtësi

 

Asnjë koment

Comments are closed.