27-07-2024

U raportua për vrasje në lagjen Dardania, Policia jep sqarime: Po xhirohet një film

Para pak minutash mediat vendore raportuan për një trup të pajetë në lagjen Dardania në Prishtinë. Madje u aludua edhe për një vrasje, për çka u publikuan edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin njësitë policore dhe Ambulanca. Por kjo nuk qëndron, sipas Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka demantuar këto raportime, duke thënë se bëhet fjalë për xhirimet e një filmi.Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në Prishtinë”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Lexo edhe:

Aktakuza ndaj ish-prokurorit të Prizrenit, Metush Biraj, u ngrit pas hulumtimit të “Betimi për Drejtësi”

Asnjë koment

Comments are closed.