24-11-2024

U varros me nderime ish-luftëtari dhe zyrtari policor, Maliq Hoti

Sot është varrosur me nderime të larta në varrezat e lagjes “Arbana” të Prizrenit, ish-luftëtari i lirisë dhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Maliq Hoti, i cili ka ndërruar jetë mbrëmë.

Në ceremoninë lamtumirëse, përveç familjarëve dhe të afërmve, ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë dhe kolegë të të ndjerit, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni mortore, e ka mbajtur kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, i cili tha se, ndarja nga jeta e Maliq Hotit është një humbje e mëdha për të gjithë ne, pasi humbëm një atdhetar të devotshëm që kontribuoi aq shumë për çlirimin e Kosovës në luftë dhe ndërtimin e shtetit në liri, për të cilën u sakrifikuan edhe dëshmorët që ishin krah tij në beteja të shumta.

Ndryshe, Hoti, ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 52 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.