24-11-2024

“U vra siç vritet trimi në luftë”, i kushtohet këngë labe Heroit, Afrim Bunjaku

Gazetari shqiptar, Marin Mema ka publikuar një këngë labe të grupit Polifonik të qytetit të Sarandës, e cila i është kushtuar heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku, që ra në krye të detyrës mëngjesin e 24 shtatorit gjatë përballjes me terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë këngë e cila u këndua me emocion tejet të madh dhe flamurin kuq e zi në duar, Bunjaku nderohet dhe vlerësohet tejet lartë për rënien heroike të tij

“Grupi Polifonik i Sarandës me një këngë për Heroin Afrim Bunjaku! Kjo është shqiptaria! Ja pse e dua të qenit bashkë! LABËRIA i jep zë DARDANISË!”, ka shkruar gazetari Mema.

Asnjë koment

Comments are closed.