U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet dhe kthehet te familja
Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se 14-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur nga nëna e saj, pasi familja kishte humbur çdo kontakt me të dhe nuk dinte ku ndodhej.
Sipas informatave të para, familjarët kishin pranuar edhe një telefonatë nga një person që ishte prezantuar si prind i një djali të mitur, duke thënë se vajza ishte larguar bashkë me djalin e tij, por se as ai nuk dinte vendndodhjen e tyre.

Rasti kishte alarmuar Policinë dhe hetuesit në Prizren, ndërsa ishte iniciuar si “Person i zhdukur”.
Sinjali mëson se më 24 maj, e mitura është paraqitur në Stacionin Policor në Obiliq.


Më pas, në konsultim me Prokuroren për të Mitur, ajo është intervistuar në prani të nënës dhe Punëtorit Social.
Pas procedurave, 14-vjeçarja është liruar dhe është kthyer pranë familjes së saj.

