UEFA e konfirmon ku luan Kosova si vendës
UEFA ka publikuar datat dhe vendet e zhvillimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kosova në Ligën e Kombeve është pjesë e Ligës D dhe në grupin 3 bashkë me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me Azerbajxhanin në Baku, kurse ndeshjen e parë si vendës e zhvillon ne Ishujt Faroe më 10 shtator.
Më herët rreth kësaj teme ishte deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm o FFK-së Erroll Salihu, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, duke pohuar se nuk presin befasi ose raport negativ, por se ndeshjet e kombëtare së Kosovës do të luhen në Prishtinë tash e tutje./insporti.com