24-11-2020

Ulet akciza nga 500 euro në 10 euro për një veturë hibride, gjysmë centi për një litër lëngje

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është aprovuar në Qeveri ndryshimi i akcizës për veturat hibride për të cilat do të paguhet vetëm dhjetë euro kur ato hyjnë në Kosovë për dallim që më herët ishte 500 euro.

Propozimi është votuar në Qeveri dhe pritet të hyjë në fuqi posa të njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Financa.

“Në anën tjetër, Ministria e Financave propozon edhe uljen e normave tatimore të veturave hibride (me shifër 870340, 8735000, 87360 dhe 8703700) nga 500 euro në veturë, në 10 euro për veturë. Një pjesë e këtyre veturave zaten janë të liruara nga çdo lloj tatimi doganor, por disa kode vazhdojnë të jenë të ngarkuara. Andaj, me qëllim të uljes së barrierave të blerjes së këtyre veturave që janë shumë më pak të dëmshme për ambientin, propozojmë këtë ndryshim. Ndikimi në të hyrat nga ky ndryshim është shumë i ultë, ku në 4 vitet e fundit nga ky lloj tatimi janë arkëtuar vetëm 11.000 euro”, ka thënë Bajrami, në mbledhjen e Qeverisë.

Në të njëjtin mbledhje është marrë vendimi edhe për propozimin tjetër të Ministres së Financave për uljen e tatimit në akcizën e lëngjeve. Është zvogëluar në gjysmë centi për litër për dallim që ishte

“Me qëllim të adresimit të kërkesave të pranuara nga sektorët përkatëse, si Ministri e Financave kemi propozuar ndryshim të politikave fiskale, konkretisht në ulje të normën e tatimit të akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride. Për njoftimin tuaj, lista fillestare e produkteve/mallrave që i nënshtrohen tatimit të akcizës janë përcaktuar në Ligjit Nr. 03/L-220 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-112 për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovës, dhe ky ligj i ofron fleksibilitet Qeverisë së Republikës së Kosovës në ndryshime të normave të akcizës. Ky vendim është bazuar në nenin 3, paragrafi 1 i këtij Ligji.

“Sektori i lëngje një kohë të gjatë ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme për lirim nga akciza për lëngjet e caktuar që përmbajnë sheqer (subjekt i shifrës 2202). Këto mallra aktualisht kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045 (katër cent e gjysmë) një litër. Ministria e Financave ka shqyrtuar seriozisht këtë kërkesë dhe propozon që norma e akcizës të ulet nga kjo vlerë në 0.005 (gjysmë centi) për një litër. Kësisoj, Po ashtu, kjo është edhe në përputhje me Programin Qeverisës 2020 – 2023, në pikat e mbështetjes së sektorit privat dhe të lehtësimit të barreve tatimore”, ka shtuar Bajrami.

Asnjë koment

Comments are closed.