UPZ arrin marrëveshje me Telekomin e Kosovës
Universiteti „Ukshin Hoti” në Prizren sot ka lidhur marrëveshje mbi shfrytëzimin e Kontratës Publike Kornizë për ofrimin e shërbimeve Telekomunikuese e lidhur ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Telekomit të Kosovës. Marrëveshja përfshinë shërbimet telefonike mobile, internet, internet për GPRS, kablli optik, shërbimet e telefonisë fikse, shërbimet TV-kabllovik”.
Marrëveshje është nënshkruar nga Prof. Asoc. Dr. Arif Riza u.d. Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë dhe Dr. Sc. Demir Lima drejtor i shitjeve në Telekomin e Kosovës.
Marrëveshjen e vlerësuan lart përfaqësuesit e UPZ-së dhe të Telekomit të Kosovës.