Ndonëse disa institucione të tjera të larta, sikur Universiteti i Prishtinës tashmë po bëjnë regjistrimin e studentëve, për afatin e parë të studimeve themelore-Bachelor, Universiteti Publik “Ukshin Hoti” në Prizren ende nuk e ka bërë ka bërë hapjen e konkursit, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.
Hapjen e konkursit ndërkaq është duke e pritur një numër i atyre që sapo mbaruan mësimet e nivelit të mesëm, në rajonin e Prizrenit e më gjerë, disa prej të cilëve i janë drejtuar portalit, duke kërkuar informacione rreth asaj se kur pritet hapja e konkursit në UPZ.
Sipas burimeve të besueshme, UPZ është në pritje të vendimit nga Agjencioni i Akreditimit.
“Sikurse edhe dy universitete tjera publike, UPZ sivjet pret akreditimin institucional dhe për këtë është në pritje të përgjigjes për hapjen e konkursin”, konfirmoi për portalin “Gazeta e Prizrenit” një burim brenda UPZ-së.
Jozyrtarisht thuhet se kjo nuk duhet të zgjas shumë, në mënyrë që konkursi të hapet.
Referuar informacioneve UPZ nuk ka problem me akreditimin e programeve.
Vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, UPZ kishte hapur konkursin, në të cilin parashihte regjistrimin e dy mijë studentëve. / GazetaePrizrenit.net /