KBF Bashkimi është shpallur kampion për herë të 3-të radhazi dhe për herë të 17-të në histori, pas fitores në ndeshjen e tretë finale ndaj Peja 03 me rezultat 69:58 (22:15, 18:13, 18:18, 9:12), në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Në një ndeshje plot emocione, kampionet dominuan që nga fillimi dhe ruajtën epërsinë deri në fund.

MVP e finales u shpall Adrienne Godbold me 22 pikë, 14 kërcime dhe 5 asistime, raporton WBK, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Medaljet për të dy skuadrat u ndanë nga, Antaret e Bordit të FBK-së Linda Shana e FBK-së dhe Teuta Abdullahu.

Çmimin për MVP-në e dorëzoi, Komisar i Garave në FBK, Faton Kurshumlija.
